19:07 / E Hënë, 24 Gusht 2020 / indeksADMonline

Thaçi kërkon nga Kuvendi që mandati i Speciales të zgjasë deri në njoftimin e përfundimit nga Këshilli Europian

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sonte iu drejtua qytetarëve përmes një videomesazhi në faqen e tij zyrtare Facebook.

Derisa fjalimi i tij ka të bëj pikërisht me Gjykatën Speciale.

Ai ka thënë ndër të tjera se politika s’duhet të ndërhyjë në drejtësi e as drejtësia në politikë.

Ja një pjesë e fjalimit:

Politika nuk duhet të ndërhyjë në drejtësi dhe as drejtësia në politikë. Kjo ishte bindja ime në çdo hap të mbështetjes për krijimin e gjykatave ndërkombëtare dhe paneleve speciale në këto njëzet vitet e fundit.

Kjo vazhdon të jetë bindja ime edhe tash kur nga Kuvendi i Republikës së Kosovës po kërkoj që mandati i Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar të zgjasë deri kur njoftimi i përfundimit të mandatit të bëhet nga Këshilli i Bashkimit Evropian në konsultim me Qeverinë e Republikës së Kosovës.