09:00 / E Mërkurë, 11 Tetor 2017 / indeksADMonline

Thaçi kërkon të thellohet bashkëpunimi me Finlandën

Presidenti Hashim Thaçi ka pritur sot në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Finlandës, Timo Soini, me të cilin ka bashkëbiseduar për mundësinë e thellimit të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy shteteve.

Thaçi ka vlerësuar lartë mbështetjen që Finlanda i ka dhënë Kosovës dhe kërkoi që të thellohet bashkëpunimi.

“Jemi mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën. Të shikojmë mundësitë që të thellojmë bashkëpunimin edhe në ekonomi, siguri e arsim”, u shpreh ai.

Nga ana tjetër, ministrin e Punëve të Jashtme të Finlandës, Timo Soini është zotuar se Finlanda do të vazhdojë të mbështes Kosovën në të gjitha fushat.

“Kosova është e përcaktuar për të ardhmen e vet euro-atlantike”, u shpreh Thaçi duke shtuar se “Kosova sot është faktor stabiliteti dhe paqeje në rajon e më gjerë”./AktivPress