11:12 / E Diele, 19 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Thaçi: Komuniteti kosovar pjesë e suksesit multikulturor në Kanada

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaci, nuk është snë Kosovë për të kryer obligimin e tij qytetar në zgjedhjet e sotme.

Mirëpo, ai është prite në mënyrë të vecantë nga komuniteti kosovar në Halifax të Kandadas, shkruan Indeksonline.

Thaci ka thënë se komuniteti kosovar atje tashmë është pjesë e pandashme e suksesit multikulturor të Kanadasë.

“Komuniteti i mrekullueshëm kosovar në Halifax të Kanadasë, më nderoi me një pritje të veçantë. Ata tashmë janë pjesë e pandashme e suksesit multikulturor të Kanadasë. Secili prej tyre kontribuon përditë në jetën shoqërore, derisa si komunitet me krenari përfaqësojnë dhe përkrahin kudo që mundën kulturën dhe traditën tonë” ka thënë Thaci./Indeksonline/