16:08 / E Martë, 22 Maj 2018 / indeksADMonline

Thaçi: Kosova e gatshme për të vazhduar dialogun me Serbinë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në forumin e sigurisë ‘To be secure’ është takuar me Drejtorin për Evropën Qendrore dhe Jugore të SHBA-së, Matthew Palmer.

Thaci aty teksoi se Kosova është e gatshme për të vazhduar fazën e fundit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, shkruan Indeksonline.

I pari i Presidencës ka shtuar se në këtë proces do ta kenë përkrahjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Postimi i plotë:
Në Forumin e Sigurisë “То be Secure”, bisedova për forcimin e paqes në rajon dhe rrugëtimin tonë euroatlantik edhe me Drejtorin për Evropën Qendrore dhe Jugore të SHBA-së, Mattheë Palmer.
Kosova është e gatshme për të vazhduar fazën e fundit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuar nga BE dhe me përkrahje të fuqishme nga SHBA-të.
Përkrahjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës do ta kemi edhe në këtë proces, njëjtë qysh e kemi pasur në çdo hap të rëndësishëm për shtetin tonë. HTH