13:36 / E Premte, 22 Mars 2019 / indeksADMonline

Thaçi: Kosova e Zvicra do të luten për 7 vjeçarin

Ndaj vrasjes së 7 vjeçarit nga Komuna e Lipjanit në Bazel të Zvicrës ka reaguar edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Në një postim në Facebook, Thaçi ka shkruar se kjo ngjarje i ka tronditur të gjithë dhe se Kosova e Zvicra do të luten për të, transmeton Indeksonline.

“Vrasja makabre e shtatëvjeçarit në Bazel, ka tronditur gjithë opinionin në Kosovë dhe Zvicër. Në këto momente shumë të rënda, ndaj dhimbjen me familjen e Mergimit. E gjitha Kosova dhe Zvicra do të lutet për të!”, ka shkruar Thaçi. /Indeksonline/