17:26 / E Mërkurë, 22 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Thaçi: Kosova mund të mësojë shumë nga përvoja parlamentare e Kanadasë

Presidenti Hashim Thaçi përgjatë vizitës së tij në Kanada është takuar edhe me Kryetarin e Senatit, George Furey, në parlamentin kanadez.

Me këtë rast Thaçi ka theksuar se është biseduar për mundësinë e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve, transmeton Indeksonline.

Ky është postimi:

Me Kryetarin e Senatit, George J. Furey, në parlamentin kanadez biseduam për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve tona. Kosova mund të mësojë shumë nga përvoja parlamentare e Kanadasë. HTH (Fotot: Astrit Ibrahimi)