16:16 / E Martë, 30 Tetor 2018 / indeksADMonline

Thaçi: Kosova u nderua në Turqi, Beogradi le të krrokat sa të dojë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka komentuar zhvillimet e fundit gjatë vizitës që kishte dje në Stamboll të Turqisë, për të marr pjesë në hapjen e aeroportit të ri.

Në një postim në Facebook, Thaçi ka shkruar se Serbia mund të krrokat sa të dojë, por se Kosova është nderuar shumë në Turqi, transmeton Indeksonline.

“Në Stamboll të Turqisë është nderuar shteti i Kosovës dhe shteti i Shqipërisë. Krenar me respektin që u bëhet shteteve tona. Beogradi le të krrokat sa të dojë”, ka shkruar Thaçi. /Indeksonline/