14:07 / E Shtunë, 04 Prill 2020 / indeksADMonline

Thaçi: Kriminelët serbë duhet të dënohen për krimet e tyre dhe drejtësia duhet të ngadhënjejë

President i vendit, Hashim Thaçi ka kujtuar sot shumë familje klinase ishin ndarë nga ushtria dhe policia serbe në fshatin Kralan të Gjakovës.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Thaçi shprehu zhgënjimin e madh për mungesën e presionit ndërkombëtar mbi autoritetet serbe për zbardhjen e fatit të të pagjeturve.

Ky është postimi i plotë i Thaçit:

Sot bëhen 21 vjet kur shumë familje klinase ishin ndarë nga ushtria dhe policia serbe në fshatin Kralan të Gjakovës. Afër 100 burra dhe të rinj ishin ndalur, por as sot e kësaj dite nuk dihet asgjë për fatin e shumicës prej tyre. Plot 21 vjet kjo dhimbje e prillit është e pashuar për qytetarët e Klinës. Ata, sikurse edhe shumë familje tjera gjithandej Kosovës, duhet ta mësojnë të vërtetën për fatin e më të dashurve të tyre. Edhe në këtë ditë shpreh zhgënjimin e madh për mungesën e presionit ndërkombëtar mbi autoritetet e Beogradit, për zbardhjen e fatit të të pagjeturve. Kriminelët serbë duhet të dënohen për krimet e tyre dhe drejtësia duhet të ngadhënjejë, që si rajon të mos mbetemi peng i së kaluarës. Kjo është rruga e vetme mbi të cilën mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë, në paqe, me prosperitet, për gjithë popujt tanë!