11:25 / E Mërkurë, 28 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Thaçi kujton të rënët për liri, kërkon drejtësi për krimet në Kosovë (Video)

Presidenti, Hashim Thaçi në akademinë përkujtimore për 20 vjetorin e masakrës së Likshoanit dhe Çirezit ka kujtuar sakrificën e të gjithë atyre që ranë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Thaçi kujtoi luftën e UÇK-së dhe sakrificën e familjeve në Likoshan e Cirez, familjen Jashari e shumë vende të tjera, shkruan Indeksonline.

Ai thotë së pavarësisht të kaluarës, Kosova në dy dekada liri ka ecur përpara drejt rrugës së integrimeve evropiane.

“Kjo sakrificë, rezistenca e UÇK-së, rezistenca e qytetarëve, orientimi ndaj vlerave civilizuese, bëri që Kosova të fitoj mbështetjen e perwndimit. Si shtet i ri e demorkaci e re, duhet të bëjmë më shumë për mirëqenien e qytetarëve. Dy dekada liri, 1 dekadë për pavarësi, një periudhë e shkurtër kohore për ndryshime epokale historike” ka deklaruar Thaçi.

Thaçi po ashtu theksoi se Kosova nuk harron faktin qe ende autorët e krimeve nuk janë vënë para drejtësisë. “Kosova kërkon drejtësi dhe kërkon që Serbia të kërkojë falje. UÇK dhe qytetarët kanë zhvilluar një luftë të drejtë, në tokën e tyre për lirinë dhe pavarësinë” ka thënë presidenti Thaçi./Indeksonline/