20:19 / E Martë, 11 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Thaçi: Lajmi i mrekullueshëm na erdhi nga ShBA-ja

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi  e ka quajtur lajm të mrekullueshëm ndarjen e grantit për Kosovën nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Thaçi ka thënë se MCC-ja i ka mundësuar Kosovësqë të tërheq mjete nga dy programe, Threshold dhe Kompakt, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë:

Sonte erdhi edhe një lajm i mrekullueshëm ngaShtetet e Bashkuara të Amerikës. Qeveria Amerikane, nëpërmjet Korporatës sëSfidave të Mijëvjeçarit, ka vendosur të ndajë edhe një grant madhor përKosovën, për investime në fushat kryesore ekonomike, siç është edhe energjia.Bordi i MCC-së i udhëhequr nga Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo, ka rikthyerKosovën në programin “Kompakt”, pas një performance të mirë dyvjeçare. TaniMCC-ja i ka mundësuar Kosovës që të tërheqë mjete nga dy programe: Thresholddhe Kompakt.
Falënderime të mëdha për drejtorin Nash, sekretarin Pompeo dhe ekipin e MCC-sënë Kosovë që udhëhiqet nga Petrit Selimi dhe Sarah Olmstad. HTH