14:03 / E Premte, 26 Prill 2019 / indeksADMonline

Thaçi lë raportimin në komision për gylenistët, kthehet pas pauzës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po vazhdon të insistoj të di se kush është eksperti ndërkombëtar që do të analizoj deklaratën që ai do të jap për rastin e gylenistëve.

Ai ka thënë se ka të drejt të di se para kujt do të deklarohet dhe se a është marrë pëlqimi nga ndonjë institucion i vendit për emërimin e tij, raporton Indeksonline.

Derisa, deputeti Xhelal Svecla ka thënë se presidenti është i ftuar në komision që të përgjigjet e jo të bëj pyetje.

“Ju jeni dëshmitar dhe ne e bëjmë rendin e ditës e jo ju. Nëse keni nevojë për info shtesë na shkruani dhe ju japim informata të detajuara. Ky ekspert është angazhuar edhe duke e ditur sekretariati i kuvendit. Nuk ka rendësi se kush e ka propozu pasi të gjithë deputetët e kanë pasur të drejtën të propozojnë dikë. Të gjithë anëtarët janë njoftuar me CV  e tij dhe është bërë votimi unanim”, ka thënë Sveçla.

Kurse, deputeti Muharrem Nitaj ka thënë se komisioni nuk ka marrë shumë informata për ekspertin për të cilin po diskutohet sot.

“Është kontraktuar me ndihmën e Sami Kurteshit, na është thënë se ka qenë asistent i tij sa ishte avokat i Popullit. Nuk kemi ditur nëse mund të jetë shkelje e çfarë do norme ligjore angazhimi i një eksperti të huaj, e nëse ju si president mendoni se mund ta komprementojmë angazhimin e një eksperti të jashtëm si ky rast, të lutem na e thoni. Në rastin konkret eksperti është marr me përgatitjen e një draf raporti, i cili do ti nënshtrohet analizës së komisionit dhe mund të hedhet poshtë si i tërësishëm dhe është e drejt e secilit deputet të draftoj dokument”, ka theksuar Nitaj.

Sami Kurteshi i cili edhe ka propozuar këtë ekspert ka thënë se sot Thaçi ka ardh me e prish mbledhjen e jo me u përgjigj.

“Krejt atë çështje ligjore, çka të keni nxjerri në letër. Asnjë drejt ligjore nuk e keni për këtë që po bëni. Vërejtjet tuaja ligjore vetëm na ndihmojnë në punën tonë. Eksperti është Tien Mu Ma që ka punu te Avokati i Popullit, është doktorant i Oxfordit, është doktorant i Luxernit në shkenca juridike. Ai është verifiku nga komisioni. Presidenti i shtetit në cilësinë e dëshmitarit në komision e ka për obligim me u përgjigj në pyetjet e komisionit parlamentar. Unë e kam propozu, e deputetët i qojnë gishtat edhe i ulin gishtat sipas presionit politik që iu bëhet. Përpjekja e presidentit dhe zotërit Beqa për ta prish komisionit po shihet”, ka potencuar Kurteshi.

Hajdar Beqa ka thënë se e kanë përkrah komisionin për këtë propozim, por jo të gjithë deputetët e Komisionit kanë bërë nga një propozim.

“Ne e kemi shkel ligjin për hetim parlamentar, sepse është dashur të bëhet raport e të dërgohet në kuvend e pastaj në prokurori, e jo ju me e marr raportin e me e qu në prokurori pa e diskutu me ne. Lkemi humb kredibilitet dhe tani lënda është në prokurori, çdo intervenim i joni ndikon në rast. Askush nuk ka propozu ekspert, askush nga pozita nuk ka propozu emra. Është mirë që presidenti ta dij se kërkush nuk ka propozu emra”, ka thënë tutje Beqa.

Frashër Krasniqi ka akuzuar presidentin se sot ka marrë pjesë në komision për të bërë pyetje, e jo të jap përgjigje për pyetjet që i kanë përgatitur për të.

“Nëse ka dikush vërejtje me ekspertët që po angazhohen këtu, atëherë njerëzit tuaj do të mund ti bënin këto vërejtje. Se di pse po del kundër ekspertëve ndërkombëtar presidenti, kur ai nuk e bën asnjë hap pa u konsultu me ndërkombëtarët”, ka thënë Krasniqi.

Kurse, Zenun Pajaziti i ka thënë Thacit se po e ul personalitetin duke mos u përgjigjur në pyetje. /Indeksonline/