20:16 / E Mërkurë, 05 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Thaçi: Liria dhe pavarësia e Kosovës janë trashëgimi politike edhe e presidentit George H.W.Bush

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi mori pjesë sot në ceremoninë mortore për nder të Presidentit të 41-të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George H.W.Bush.

Me këtë rast, Thaçi ka thënë se presidenti i ndjerë, George H.W. Bush, tërë jetën ia kushtoi atdheut dhe përhapjes së vlerave demokratike në botë, transmeton Indeksonline.

Presidenti Thaçi poashtu ka shtuar se Liria dhe Pavarësia e Kosovës janë trashëgimi politike edhe e presidentit George H.W.Bush.

Postimi i plotë:

Bashkë me liderë botërorë, sot mora pjesë në ceremoninë mortore për nder të Presidentit të 41-të të SHBA-së, George H. W. Bush, që u mbajt në Katedralen Kombëtare në Uashington. Presidenti i ndjerë, George H.W. Bush, tërë jetën ia kushtoi atdheut dhe përhapjes së vlerave demokratike në botë. Deklaratat e fuqishme të ish-presidentit Bush ishin frymëzim në vitet e 90-ta për jetësimin e aspiratave tona për liri dhe pavarësi. Liria dhe pavarësia e Kosovës janë trashëgimi politike edhe e presidentit George H. W. Bush. HTH (Foto: USA Today)