20:12 / E Martë, 31 Mars 2020 / indeksADMonline

Thaçi: Më pikëlloi vdekja e kardiologut Sami Gjoka

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një postimi të bërë në faqen zyrtare Facebook, është shprehur të jetë i pikëlluar për vdekjen e kardiologut kosovar, Sami Gjoka

Thaçi ka ngushëlluar familjen dhe miqtë për humbjen e doktorit.

Ky është postimi i tij:

Më pikëlloi vdekja e kardiologut Sami Gjoka, në kulmin e energjive të tij të punës në shërbim të qytetarëve. Dr. Sami Gjoka ishte veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai në ditët më të vështira kishte qëndruar pranë popullit dhe ushtarëve të lirisë. Familjes Gjoka dhe gjithë miqve të tij u shpreh ngushëllime të thella.