18:03 / E Mërkurë, 10 Janar 2018 / indeksADMonline

Thaçi merr urime nga Donald Trump dhe Mbretëresha e Britanisë së Madhe (Foto)

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi pas ftesës që mori për të qenë pjesë e Lutjeve të Mëngjesit në Washington, sot mori urime për vitin që ka nisur.

Thaçi është uruar nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump si dhe nga Mbretëresha e Britanisë së Madhe, Elizabeth II, transmeton Indeksonline.
Gjithashtu presidenti Thaçi ka shtuar se Kosova është e bekuar me miqtë e saj.

Ky është postimi i plotë:

Kam pranuar shumë urime për popullin dhe shtetin tonë në këtë vit të ri që sapo kemi nisur. Por, sot pranova edhe dy urime të veçanta. Atë të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, si dhe të Mbretëreshës së Britanisë së Madhe, Elizabeth II. Kosova është e bekuar me miqtë e saj. HTH