14:35 / E Mërkurë, 09 Janar 2019 / indeksADMonline

Thaçi merr urime nga Trump, Merkel, Stoltenberg e shumë liderë botërorë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, Presidenti i Gjermanisë, Frank – Walter Steinmeier, Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarović, ai i Sllovenisë, Borut Pahor, i Këshillit Evropian, Donald Tusk, si dhe Sekretari Gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg, janë vetëm disa nga figurat më të fuqishme botërore që e kanë uruar popullin e Kosovës për vitin 2019-të.

Urimet prej tyre i janë dërguar Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

Zyra për Media e Presidencës, e cila këtë vit nuk kishte lëshuar asnjë komunikatë rreth urimeve që i kanë ardhur presidentit Thaçi nga liderët botërorë, ka konfirmuar që Thaçi ka pranuar urime të shumta për popullin e Kosovës në këtë vit të ri.

“Për një vit të lumtur dhe të suksesshëm, presidenti Thaçi ka pranuar urime nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, Presidenti i Gjermanisë, Frank – Walter Steinmeier, Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarović, Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor. Presidenti ka pranuar urime për popullin e Kosovës edhe nga Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, Sekretari Gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg, Kryeministri i Japonisë, Shinzō Abe, ish-kryeministri britanik, Tony Blair. Po ashtu, ka pranuar urime për vitin 2019 edhe nga Familja Mbretërore e Danimarkës, nga Emiri i Shtetit të Kuvajtit, Sabah Al-Ahmed Al-Jabar Al-Sabah, si dhe nga kryeministra, kryediplomatë dhe përfaqësues të shteteve të ndryshme të botës”, thuhet në përgjigjen e Zyrës për Komunikim me Publikun të Presidencës.