22:34 / E Enjte, 16 Janar 2020 / indeksADMonline

Thaçi mirëpret idenë e Gent Cakajt për bashkimin e partive të Luginës së Preshevës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka mirëpritur idenë e Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, Gent Cakajt për krijimin e një liste të përbashkët të partive shqiptare në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Serbi.

Thaçi ka thënë se ideja e tillë, është mjet i rëndësishëm për fuqizimin politik dhe mbrojtjen e interesave kombëtare.

“Unë mirëpres marrëveshjen për krijimin e një liste zgjedhore të unifikuar të partive shqiptare në luginën e Preshevës. Mjet i rëndësishëm për fuqizimin politik dhe mbrojtjen e interesave kombëtare. Falënderoj gjithashtu ushtruesin e detyrës së Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, Gent Cakajn, për mbështetjen e këtij procesi”, tha Thaçi. /IndeksOnline/