11:58 / E Shtunë, 18 Janar 2020 / indeksADMonline

Thaçi: Mos të hyjmë në një fazë ngërçi, njerëzit kanë votuar për të ndërtuar institucione

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur para mediave në lidhje për krijimin e qeverisë ku ka treguar se adresa e këtij ngërçi është te partitë politike dhe nëse kalojnë në një fazë tjetër ai do të punojë që të garantohet funksionalizimi i institucioneve.

Po ashtu Presidenti foli në lidhje me vonesën e Alin Kurtit për ta marrë mandatarin duke thënë “Pres që vendimin që e kam nënshkruar, ta pranoj nominimin si kandidat si kryeministër nëse jo është e drejtë e tij e refuzimit për shkak që nuk është i gatshëm”.

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka thënë se vendimin për mandatarin për kryeministër e ka nënshkruar dhe se shpreson që kryetari i Lëvizjes vetëvendosje, Albin Kurti ta pranojë atë.

Kështu ka thënë ai para gazetarëve duke shtuar se Kosova nuk do të mbetet e bllokuar edhe shumë gjatë

Po ashtu Thaçi tha që po këkron që të mos hyjmë në një fazë të një ngërçi sepse njerzit kanë votuar për të ndërtuar institucione dhe jo vakume të panevojshme.

Kurse ai ka thënë që përgjigjen janë duke e kërkuar nga partitë parlamentare kurse të gjithë qytetarët që kanë votuar duhen respektuar dhe se vullneti i njerzëve të Kosovës është më i madh se çdo lider./Indeksonline/.