18:26 / E Diele, 12 Gusht 2018 / indeksADMonline

Thaçi ndan plazhin e Shëngjinit bashkë me qytetarët (Foto/Video)

Relaksit në bregdetin shqiptar gjatë këtyre ditëve të nxehta nuk u kanë rezistuar as krerët më të lartë shtetërorë të Kosovës.

Sot në plazhin e Shëngjinit janë parë presidenti Hashim Thaçi, zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm Behgjet Pacolli, të cilët me vete kishin marrë edhe analistin Baton Haxhiu.

Periskopi ka siguruar disa pamje teksa të tre argëtohen në plazh dhe lahen në det në turmën e njerëzve të tjerë që kanë shkuar për pushime atje.

Presidenti Thaçi shihet se ka vendosur një kapelë, por që vërehet mjaft mirë identiteti i tij.

Kujtojmë që para disa ditësh edhe kryeministri Ramush Haradinaj ka kaluar pak kohë në bregdetin jugor të Shqipërisë./Periskopi/