08:49 / E Martë, 18 Shtator 2018 / indeksADMonline

Pyetja që Baton Haxhiu nuk e priti nga Ramush Haradinaj!

Drejtori i “Klan Kosovës”, Baton Haxhiu është zënë ‘ngusht’ me një pyetje nga kryeministri i Republikës, Ramush Haradinaj.

Në fund të emisionit “Zona B”, që udhëhiqet nga Haxhiu, shefi i ekzekutivit ia parashtroi një pyetje këtij të fundit rreth bashkëpunimit të tij me presidentin, Hashim Thaçi.

“Baton, a është e vërtetë që ju po e këshilloni Thaçin për korrigjimit të kufijve”, ishte pyetja e Haradinajt, transmeton Indeksonline.

Ndërsa, Haxhiu e konfirmoi se s’ka dicka të tillë, mirëpo nuk e hodhi poshtë që nuk i ka bindjet e njëjta si të Haradinajt.

“Nëse po ma banë pyetje, unë e kanë një qëndrim për të cilin unë edhe ju dallohemi. Nuk e këshilloj askënd por qëndrimi im është ai që e kam ba publik. Kjo nuk do të thotë se unë edhe ti pajtohemi për gjitha gjërat”, ishte përgjigja e tij. /Indeksonline/