19:11 / E Martë, 29 Maj 2018 / indeksADMonline

Thaçi në Austri, takon kosovarin që punon për Kurzin (Foto)

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po qëndron për vizitë në Austri, ku gjatë ditës është takuar me kancelarin austriak, Sebastian Kurz.

Thaçi derisa ishte në kancelarinë austriake, takoi një bashkëvendës të tij, që punon aty.

Arbeni është kosovari që bën pjesë në ekipin e Kurzit, transmeton Indeksonline.

Takimin e dyshes e ka bërë të ditur në profilin e tij në Instagram, vet Kurz.

“Arbeni nga ekipi i Sebastianit është nga Kosova dhe ai ishte shumë i kënaqur me vizitën e presidentit Hashim Thaçi!”, ka shkruar Kurz. /Indeksonline/