19:52 / E Mërkurë, 01 Korrik 2020 / indeksADMonline

Thaçi në Baicë, kalon pasditen me prindërit e heroit Rasim Kiçina

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi duket se çdo ditë zgjedh të jetë në një vend të ndryshëm.

Derisa vikendin e kaloi në Burojë, sot vendosi të vizitojë fshatin Baicë.

Thaçi qëndroi tek familja e bashkëluftëtarit të tij, heroit Rasim Kiçina, shkruan Indeksonline.

Presidenti ka postuar edhe një fotografi me prindërit e Rasim Kiçinës, me të cilët kaloi edhe pasditen e sotme./Indeksonline/