18:35 / E Enjte, 02 Maj 2019 / indeksADMonline

Thaçi: Në Berlin e pamë se sa e dobët është Evropa

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi beson që Uashingtoni duhet të ketë rol në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë pasi që Bashkimi Evropian është i dobët.

Në një intervistë për Radio Evropa e Lirë, tre ditë pas Samitit të Berlinit, foli rreth takimit të liderëve.

“Në Berlin ne e pamë se sa e dobët është Evropa dhe se si Bashkimi Evropian nuk është i bashkuar.”, u shprehë presidenti Thaçi, transmeton Indeksonline.

Thaçi u shprehë që roli i ShBA-ve në procesin e dialogut është i rëndësishëm.

“Roli i ShBA-ve është i pazëvendësueshëm dhe asnjë marrëveshje nuk do të arrihet pa dinamikën dhe rolin udhëheqës të ShBA-ve.”, tha presidenti i Kosovës.

Në deklaratat e kaluara, Thaçi kishte thënë që marrëveshja me Serbinë mund të arrihet në fund të vitit 2019-të.  Në pyetjen se nëse është kjo e mundur, presidenti u shprehë se shpreson të ndodh.

“Unë shpresoj që po. Nëse jo, ne do të humbasim një dekadë.”, u shprehë Thaçi./Indeksonline/