75 Mall Live Search
19:57 / E Martë, 30 Prill 2019 / indeksADMonline

Thaçi: Në Berlin morëm mesazhe të qarta se shpejt do të ndodh liberalizimi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi me të kthyer nga Berlini, ka mbajtur një konferencë në Aeroportin ‘Adem Jashari’ ku ka dhënë detaje nga Samiti që u mbajt dje me ftesë të kancelarës Angela Merkel dhe presidentit Emmanuel Macron.

Thaçi ka thënë se në këtë samit, Kosova doli shumë mirë dhe kërkoi përsëri liberalizimin e vizave për qytetarët, raporton Indeksonline.

I pari i vendit po ashtu theksoi se taksa 100% ndaj produkteve të Serbisë duhet të mbes në fuqi pasi që është një vendim i duhur.

Më poshtë pjesë nga konferenca e Thaçit:

Shpreh mirënjohje për rolin aktiv dhe më mobilizues dhe angazhues të kancelares Merkel, vlerësoj se edhe liderët e rajonit që morën pjesë në takim kanë theksuar qartë dëshirën nevojën dhe domosdoshmërinë që rajoni i Ballkanit perëndimor të lëviz më shpejt drejt të ardhmen evropiane, jemi zotuar të kryejmë punët tona qe janë të nevojshme.

Dua të potencoj përsëri edhe nga ky takim shtohet nevoja për bashkëpunim ndërfqinjësor që kanë vendet e rajonit dhe dua të besoj se me një Evropë edhe më të bashkuar, gjërat do të zgjidhen edhe më shpejt.

Kosova ka dal mirë, pozicioni ynë ka qenë shumë i qartë, SHBA-të kanë pasur një kërkesë nga Franca e Gjermania sa i përket domosdoshmmërisë së liberalizimit të vizave, mendoj që duhet të kemi një reflektim, kemi mesazhet e para që do të mund të lëvizë dhe jemi më me shpresë dhe optimizëm, në mënyrë që të respektohet kontrata e Be-SË  me institucionet e Kosovës.

Deri në 2016 ka qenë kriter demarkacioni me Malin e zi, e kemi kry edhe atë kriter, e tani dy vite e më shumë jemi në pritje të panevojshme. është diskriminimin dhe ndëshkim për qytetarët e Kosovës, kështu që  mesazhet që i kemi dërguar atje, kanë qenë se do të merremi më seriozisht që në të ardhmen e afërt të ndodh liberalizimi vizave në të kundërtën do të ishte zhgënjim i madh o qytetarëve të Kosovës.

E kuptojmë që në javët dhe muajt e ardhshëm do të ketë zgjedhje në vendet evropiane, por e drejta jonë është shumë humane e nuk është vetëm politike, por një e drejtë që e kanë të gjithë qytetarët, për këtë kemi punuar shumë, e nuk po e kërkojmë asnjë dhuratë.

Pozicioni i Kosovës në të dy prezantimet ka qenë shumë i saktë, dialogu Kosovë-Serbi ,unë të vazhdoj i pakushtëzuar, taksa ka qenë vendim i drejtë dhe duhet të mbes në fuqi, ai propozim i Hoxhajt për 10% dhe 100% i propozuar nga Veseli kanë bashkuar skenën politike kosovare.

Ishte propozim i Merkel dhe Macron për domosdoshmërinë e gjetjes së një zgjidhje mes Kosovës dhe Serbisë për krijimin e një situate normle.  Pozicioni i Kosovës ishte i qartë, Serbia duhet ta njoh Kosovën pa kushte. vlerësojmë lartë rolin determinues të SHBA-ve, dje rreth dy orë kemi diskutuar në ambasadën amerikane, dhe sic është e qartë letra e presidentit Trump.

Do të vazhdojmë për një marrëveshje gjithëpërfshirëse, e që përmbyll të gjitha çështjet e hapura mes Kosovës dhe Serbisë.

Takimi i ardhshëm që do të organizohet në Paris, do ti jap dinamikë të re dialogut Kosovë-Serbi, plotësisht i pakushtëzuar, me asnjë rrethanë dhe me asnjë çmim. kam potencuar shumë qartë se nuk do të lejojmë asnjë sovranitet të dyfishtë në territorin e Kosovës, as një asociacion, mund të ketë vetëm një organizim në përputhshmëri me ligjet dhe kushtetutën e Kosovës, derisa kemi potencuar se modeli gjermano-gjerman është tejkaluar dhe nuk mund të përputhet me Kosovën sovrane e s’do të lejojmë as të hidhen ide për ndarje të Kosovës apo për krijimin e ndonjë modeli Republika Srbska.

Do të angazhohemi për një përfaqësim edhe më të gjerë Në Paris, do të jemi një ekip edhe më i gjerë dhe gjithmonë duke respektuar protokollin që planifikon shteti francez dhe kancelarja Merkel.

Do të punojmë të kemi një përgatitje të mirë që do të sjell rezultat konkret dhe jam optimist që gjërat do të shkojnë në drejtim të duhur.

Kosova në Berlin është ndarë mirë, pozicioni ka qenë i qartë, ka qenë kushtetues ligjore dhe i drejtë, dhe kemi theksuar shumë qartë se duhet të ndodh dënimi i gjenocidit serb të ndodhur në Kosovë. Pastaj e falënderoj edhe kongresin amerikan që ka dëgjuar për gjenocidin që u bë në Kosovë gjatë luftës, duke pasur parasysh se kemi të bëjmë me një drejtësi zero të kryer nga sistemi ndërkombëtar dhe pretendimin për baraspeshën për pretendim të drejtësisë selektive. /Indeksonline/