09:12 / E Mërkurë, 09 Maj 2018 / indeksADMonline

Thaçi nënshkruan kopje të librit të tij në Berlin (Foto)

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është duke qëndruar në Berlin të Gjermanisë. Atje, ai ka takuar përfaqësues të lartë shtetërorë, diplomatë e profesorë dhe gazetarë.

Thaçi ka bërë të ditur se në Berlin ka nënshkruar kopje të librit biografik  të tij “New State, Modern Statesman”, të autorëve britanikë Roger Boyes dhe Suzy Jagger.

“Berlini është njëra ndër adresat më të rëndësishme politike në Evropë”, ka shkruar ndër tjerash Thaçi në llogarinë e tij në Facebook, përcjellë Indeksonline.

Më poshtë gjeni komentin e tij të plotë:

Mbrëmë, pas ligjëratës në Këshillin Gjerman për Marrëdhënie Ndërkombëtare, për përfaqësues shtetërorë, diplomatë, profesorë, gazetarë dhe pjesëmarrës të diasporës sonë, kam nënshkruar kopje të librit biografik “New State, Modern Statesman” të autorëve britanikë Roger Boyes dhe Suzy Jagger.

Aty takova shumë miq të Kosovës, të cilët tash e dy dekada kanë mbështetur aspiratat e popullit të Kosovës. Berlini është njëra ndër adresat më të rëndësishme politike në Evropë.