20:04 / E Premte, 14 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Thaçi nga Munihu flet për liberalizimin e vizave: Nuk po kërkojmë ndonjë dhuratë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi pas takimit, ku në panel ishte përfaqësuesi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borell, ka folur për media.

Ai ka treguar se në këtë takim ka shpalosur të arriturat e Kosovës dhe se ka kërkuar që kjo qasje e BE-së sa i përket vizave karshi Kosovës, të ndryshoj.

“Ishte një mundësi shume e mire qe te prezantohet te arritura te Kosovës. Biseduam për hapat e mëtutjeshme qe duhet te ndërmerren. Kosova është e zhgënjyer nga BE-ja për shkak se te mos liberalizimit te vizave. Kërkova qe kjo qasje te ndryshoj. Nuk po kërkojmë ndonjë dhurate. Është një qasje tërësisht e padrejte ndaj qytetareve te vendit.”, tha fillimisht presidenti  i Kosovës.

Tutje, Thaçi foli për dialogun Kosovë-Serbi dhe tha se ky dialog duhet të përmbyllet me njohje.

“Dialogu Kosove-Serbi duhet te përmbyllet me njohje. Kërkojmë qe BE te jete unike, dhe te jetë i koordinuar me ShBA-te.”, u shprehë Thaçi.

Ai foli për marrëveshjen hekurudhore mes Kosovës dhe Serbisë që u nënshkrua sot.

“Kjo marrëveshja është mes dy shteteve te pavarura. Qe te kemi lëvizje te lire te njerëzve dhe mallrave.”, tha ai.

Në fund shtoi se duhet të ketë vullnet të mirë nga te dy vendet që marrëveshje finale Kosovë-Serbi të arrihet në fund të këtij viti.

 “Do te ishte interes dhe duhet të ketë vullnet te mire nga te dy vendet. Do te marrim vendime qe do te lehtësojnë këtë proces. Ne kemi besim te plote tek ShBA-te.”, përfundoi Thaçi./Indeksonline/