15:57 / E Diele, 19 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Thaçi nis rrugë për takime më përfaqësues të Qeverisë Kanadeze (Foto)

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është rrugës për në kryeqytetin kanadez Otavë.

Thaçi ka thënë se do të takohet me homologen, Julie Payette, si dhe me përfaqësues të Qeverisë dhe Parlamentit të Kandasë.

“Pas një vizite shumë të mirë në Halifax, tani jam rrugës për në kryeqytetin kanadez, Otavë.
Atje do të zhvillojë një takim me homologen time, Julie Payette, si dhe me përfaqësues të Qeverisë dhe Parlamentit të Kanadasë.
Marrëdhëniet tona shumë të mira politike duhet t’i zgjerojmë edhe në fusha të tjera, si në ekonomi, siguri, arsim dhe kulturë. HTH” ka shkruar Thaci në facebook./Indeksonline/