17:59 / E Mërkurë, 07 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Thaçi: Një takim tjetër i vështirë me Vuçiqin

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është nisur për në Bruksel ku pritet të takohet me homologun e tij serb Aleksander Vuçiç në vazhdën e bisedimeve për normalizimin e marrëdhenieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Thaçi këtë e ka bërë të ditur me anë të një postimi në Twitter, duke thënë se do të jetë një takim i vështirë me homologun e Serbisë, por është e domosdoshme për të arritur marrëveshjen përfunditmtare dhe gjithëpërfshirëse ligjore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, transmeton Indeksonline.

Ai po ashtu bëri të ditur se vetëm kjo do të hapë perspektivën e BE-së për vendet tona dhe do të sigurojë anëtaresimin në Kombët e Bashkuara për Kosovën.

Shkrimi i tij i plotë:

“Gjatë rrugës për në Bruksel për një takim tjetër të vështirë me homologun e Serbisë, por një të domosdoshme për të arritur marrëveshjen përfundimtare dhe gjithëpërfshirëse ligjore ndërmjet Serbisë dhe Serbisë. Vetëm kjo do të hapë perspektivën e BE-së për vendet tona dhe do të sigurojë anëtarësimin në KB për Kosovën.”