09:00 / E Diele, 09 Shtator 2018 / indeksADMonline

Bekim Jashari: Vuçiq nuk do të kalojë në Skënderaj pa kërkuar falje

I pari i komunës së Skenderajit, Bekim Jashari së bashku me shumë qytetarë të kësaj anë po kundërshton vizitën e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

Sipas tij, të freskëta ende janë plagët e luftës andaj kjo edhe është arsyeja që po e kundërshtojnë vizitën e zyrtarit serb.

Jashari thotë se Vuçiq nuk do të hyjë në këtë qytet pa kërkuar falje.

“Unë kam ardh këtu në Vojtesh, kam ardh me i vizitu shumë qytetarë dhe të solidarizohem me ta për të kundërshtuar vizitën e Vuçiqit. Këtu janë shumë qytetarë, shoqëria civile e shoqata të dala nga lufta, ai nuk do të kalojë pa kërkim falje”, ka thënë ai në një bisedë për Indeksonline .

Jashari, konsideron se vizita e Vuçiq është provokim.

“Ne i kemi 15 mijë të vrarë, 1600 persona të zhdukur, janë 128 persona të zhdukur nga komuna jonë, kështu që me plotë të drejtë po e kundërshtojmë vizitën e tij. Vizita e tij është një provokim dhe ringjallje e viteve të 98-ta dhe 99-ta. Shenjat e luftës janë ë freskëta derisa në anën tjetër jemi duke u marr edhe me vorrimin e dëhsmorëve në Morinë”, ka shtuar ai tutje.

Vlen të kujtojme se kjo është dita e dytë e vizitës, që Vuçiq po qëndron në Kosovë, derisa në agjendë ka pasur disa qytete të vendit. /Indeksonline/