17:23 / E Diele, 18 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Thaçi për FSK-në dhe Policinë: Shteti i Kosovës mburret me ju (Foto)

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka folur rreth parakalimit të sotëm të FSK-së dhe Policisë së Kosovës në Prishtinë.

Thaçi ka thënë se shteti i Kosovës, mburret me të gjithë ata, transmeton Indeksonline.

Ky është postimi i plotë:

Forca e Sigurisë së Kosovës dhe Policia e Kosovës, me vajzat dhe djemtë më të mirë të të gjitha komuniteteve, sot parakaluan për dhjetëvjetorin e pavarësisë. Shteti i Kosovës mburret me ju! HTH