18:55 / E Martë, 07 Korrik 2020 / indeksADMonline

Thaçi për kafe në mesin e familjes së heroit Ismet Asllani

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi po vazhdon vizitat e takimet në vende të ndryshe të vendit, veçmas me familjarë të dëshmorëve të luftës.

Pas Reçakut, ku ishte dje, Thaçi sot ishte në Hallaç të Vogël të Lipjanit, në familjen e heroit Ismet Asllani.

“Një kafe në mesin e familjes së heroit Ismet Asllani dhe bashkëfshatarëve të Hallaçit të Vogël të Lipjanit, në kujtim të 20 martirëve. Lavdi e përjetshme të rënëve për liri”, shkruan presidenti./Indeksonline