22:36 / E Shtunë, 25 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Thaçi për Madagaskarin: Kosova po konfirmohet si anëtare e pamohueshme e komunitetit ndërkombëtar

Ishulli i Madagaskarit, shtet në Afrikën lindore, është bërë shteti i radhës që ka njohur sot Republikën e Kosovës.

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka thënë që ky është lajm i mirë dhe që republika jonë po bëhet gjithnjë e më shumë anëtare e pamohueshme e komunitetit ndërkombëtar.

“Lajm i shkëlqyeshëm. Madagaskari e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Republika jonë po konfirmohet pak nga pak si anëtare e pamohueshme e komunitetit ndërkombëtar”, ka shkruar Thaçi.