13:47 / E Martë, 02 Qershor 2020

Thaçi për tragjedinë në Minierën e Artanës: Institucionet duhet të përkujdesen që punëtorët të jenë të mbrojtur në vende pune

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka reaguar lidhur me humbjen e jetës së dy punonjësve në Minierën e Artanës, si pasojë e shembjes së dheut.

Thaçi u shprehu ngushëllime familjeve, të afërmve dhe të gjithë kolegëve të tyre, transmeton Indeksonline.

Ai po ashtu tha se institucionet e Kosovës duhet të përkujdesen që punëtorët të jenë të mbrojtur në vende pune.

Postimi i plotë:

Thellësisht i pikëlluar me humbjen e jetës së dy punonjësve në Minierën e Artanës, si pasojë e shembjes së dheut. U shpreh ngushëllime të thella familjeve, të afërmve dhe gjithë kolegëve të tyre.

Institucionet e Kosovës duhet të përkujdesën që punëtorët të jenë gjithmonë të mbrojtur në vendet e tyre të punës! HTH

Mos i humb