Thaçi për Vokrrin: U presh në paqe kapiten
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar pas lajmit për vdekjen e legjendarit, Fadil Vokrri. Thaçi e quan ish kreun e FFK-së si yllin më të ndritur të sportit kosovar.
“Me dhimbje të madhe dhe pikëllim të thellë, i tërë kombi mori lajmin për vdekjen e parakohshme të Fadil Vokrrit, yllit më të ndritur të sportit dhe jo vetēm sportit tonë. Ngushëllime familjes, miqve dhe tifozëve. U prehsh në paqe Kapiten” shkruan Thaçi në Facebook./Indeksonline/