11:47 / E Enjte, 28 Maj 2020 / indeksADMonline

Thaçi përkujton heroin Mensur Zyberaj: E kisha mik të mirë dhe ishte një prej themeluesve të celulave të para të UÇK-së

Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka përkujtuar heroin Mensur Zyberaj”Pesëqindëshin”. Thaçi ka treguar se Zyberajn e kishte mik të mirë si dhe ka treguar se ishte njëri prej themeluesve të celulave të para të UÇK-së, transmeton IndeksOnline.

“Mensurin e kisha mik të mirë dhe si një prej themeluesve të celulave të para të UÇK-së, me guximin dhe angazhimin e tij ishte kyç në shtrirjen e aktivitetit tonë në rajonin e Anadrinisë, respektivisht në Zonën Operative të Pashtrikut”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Tutje i pari i vendit ka thënë se heroizmi i luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është frymëzim për ne dhe gurthemel i lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.