15:55 / E Martë, 24 Mars 2020 / indeksADMonline

Thaçi: Përkundër padrejtësive të vazhdueshme, BE nisi të marrë vendim meritore si ky për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi tha se vendimi i sotëm i Këshillit të ministrave të Bashkimit Evropian për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut është një hap i rëndësishëm drejt integrimit evropian për këto dy vende, për shqiptarët dhe për gjithë rajonin .

“Përkundër padrejtësive të vazhdueshme, më në fund edhe Bashkimi Evropian nisi të marrë vendime meritore dhe kjo uroj të jetë një kthesë e tyre për trajtim të barabartë të tërë shteteve të Ballkanit Perëndimor”, tha Thaçi, transmeton Indeksonline.

Presidenti shtoi gjithashtu se, fatkeqësisht, Bashkimi Evropian po vazhdon ta diskriminojë Kosovën duke e lënë të izoluar dhe ende pa statusin e vendit kandidat për anëtarësim.

“Ky është gabimi më i madh strategjik, që Bashkimi Evropian është duke e bërë kundër Kosovës” përfundoi Hashim Thaçi./Indeksonline/