19:50 / E Enjte, 21 Mars 2019 / indeksADMonline

Thaçi porosi futbollistëve pas golit: Forca djema, Kosova do fitore!

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi përmes llogarisë së tij zyrtare në Facebook ka reaguar për golin e mbrojtësit, Amir Rrahmanit në ndeshjen kundër Danimarkës.

Ai është shprehur i lumtur duke thënë se ky gol i duhej Dardanëve dhe lojtarëve, transmeton Indeksonline.

Pjesa e parë mes Kosovës dhe Danimarkës ka mbaruar me rezultat 1:0 për kombëtaren tonë.

Më poshtë mund të shihni statusin e plotë të presidentit:

Një goool i mrekullueshëm i Amir Rrahmanit. I duhej lojtarëve ky gol, i duhej Dardanëve për ta ndezur edhe më shumë atmosferën në stadiumin “Fadil Vokrri”. Forca djema, Kosova do fitore! HTH