10:17 / E Enjte, 28 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Thaçi pranon urime për fundvit nga Stoltenberg dhe Tusk

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pranuar urime të shumta për festat e fundvitit. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, e ka uruar presidentin Thaçi për vitin e ri.

“Gjithë të mirat për një vit të ri të lumtur dhe të begatë”, thuhet në urimin e sekretarit Stoltenberg, transmeton Indeksonline.

Edhe Kryetari i Këshillit të Evropës, Donald Tusk, i ka dërguar urim presidentit Thaçi dhe popullit të Kosovës, duke uruar një fillimvit të mbarë.

Thaçi mori urime edhe nga homologë dhe përfaqësues të shteteve të ndryshme nga mbarë bota, thuhet në komunikatën për media./Indeksonline/