22:32 / E Shtunë, 10 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Thaçi publikon foto nga darka me Macron, e falënderon për nderimin që i bëri Kosovës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i cili po qëndron në Francë, ka falënderuar homologun Macron për pritjen e sotme.

Në një postim në Facebook, Thaçi ka publikuar fotografi nga darka me liderët në Paris, derisa ka thënë se është mirënjohës ndaj Francës që e ka nderur Kosovën si shtetet tjera, transmeton Indeksonline.

Më poshtë postimi i Thaçit:

E falënderoj presidentin Makron për pritjen e sotme miqësore. Mirënjohës për Francën, e cila e ka nderuar Kosovën njësoj sikur të gjitha shtetet e tjera pjesëmarrëse në shënimin e 100 vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore.

Kjo ishte një mundësi shumë e mirë për të biseduar me liderët botërorë për bashkëpunimin dhe forcimin e paqes në rajonin tonë dhe në botë.  /Indeksonline/