11:09 / E Martë, 01 Maj 2018 / indeksADMonline

Thaçi: Punëtorët janë pothuajse në nivel të barabartë me vendet e rajonit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se sot punëtorët në Kosovë po vlerësohen më shumë se në të kaluarën.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se deri më tash janë rritur pagat disa herë dhe se ato janë në nivel të barabartë me vendet e rajonit.

Më tej ai ka shtuar se ndan shqetësimin me të gjithë punëtorët, si të atyre të sektorit publik, por edhe të atyre në sektorin privat, duke shtuar se iu bashkohet kërkesave të tyre për kushte më të mira të punës dhe të drejta më shumë për punëtorët, transmeton Indeksonline.

“Çdo punëtor në Kosovë, sot vlerësohet më shumë se në të kaluarën. I kemi rritur disa herë pagat dhe tash ato janë pothuajse në nivel të barabartë me vendet e rajonit. Kemi hartuar ligje moderne që mbrojnë të drejtat e punëtorëve, por kërkohet një zbatim dhe monitorim më i mirë i tyre. Varësisht prej vendeve dhe kulturave të tyre, ka pikëpamje të ndryshme për 1 Majin, por kjo ditë gjithmonë është festuar te ne. Duke ua uruar të gjithëve festën, unë ndaj shqetësimin me të gjithë punëtorët, si të sektorit publik, ashtu edhe të atij privat, si dhe u bashkohem kërkesave të tyre për kushte më të mira të punës dhe të drejta më shumë për punëtorët. Si shtet i ri duhet të kemi një përkujdesje më dinjitoze për të gjitha kategoritë shoqërore, ku shtylla më e fortë e ekonomisë dhe Republikës sonë padyshim se janë të gjithë punëtorët. HT”, ka shkruar Thaçi./Indeksonline/