10:10 / E Enjte, 07 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Thaçi ruan raportet miqësore me Malin e Zi

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, është takuar sot  në Sofje edhe homologun e tij malazez, Filip Vujanovic.

Me këtë rast Thaçi, ka deklaruar se marrëdhëniet midis dy vendeve mbeten miqësore dhe të forta, shkruan Indeksonline

Thaçi ndryshe është duke qëndrua r në Bullgari, si pjesëmarrës në takimin e liderëve të Ballkanit  Perëndimor, si dhe në konferencën e Bankës Botërore.

Ky është postimi i Thaçit për takimin e sotëm:

Në margjinat e forumit #Sofia, kam pasur gjithashtu një bisedë të këndshme me Presidentin e Malit të Zi, Filip Vujanoviç. Marrëdhëniet midis vendeve tona mbeten miqësore dhe të forta!./Indeksonline/