09:47 / E Diele, 17 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Thaçi: Sakrifica e familjes Jashari është bazament i lirisë dhe Pavarësisë së Kosovës

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi i shoqëruar nga kryeministri Haradinaj dhe Ministri i Jashtëm, Pacolli bënë homazhe tek varrezat e familjes Jashari.

Pasi përfunduan homazhet, presidenti foli për media, shkruan Indeksonline.

Ai u shprehë se sakrifica e familjes Jashari është bazament i Pavarësisë së Kosovës por i së ardhmes euroatlantike.

“Sot jemi së bashku me kryeministrin Haradinaj, me kryetarin e Skenderajit z. Jashari, gjithë anëtarët  e kabinetit qeveritar për të bërë nderimet shtetërore Komandantit Legjendar dhe bashkëluftëtarit tonë Adem Jashari dhe familjes së tij, për sakrificën sublime që është bazament i lirisë dhe pavarësisë, por edhe të ardhmes euroatlantike të shtetit të Kosovës. Nderime dhe respekt të përjetshëm Komandantit Legjendar, familjes së tij dhe gjithë dëshmorëve të kombit” u shprehë presidenti. /Indeksonline/