11:55 / E Hënë, 13 Korrik 2020 / indeksADMonline

Thaçi s’është vetëm, dhjetëra shqiptarë afër Gjykatës së Hagës

Në kohën kur do të intervistohet presidenti Thaçi te Prokuroria Speciale në Hagë, dhjetëra shqiptarë po qëndrojnë afër Gjykatës.

Me mbishkrime të ndryshme dhe flamurin e UÇK-së, shqiptarët nga të gjitha trevat po përkrahin presidentin Thaçi dhe luftën e pastër të UÇK-së.

Indeksonline mëson se pas pak pritet të rritet numri i përkrahësve shqiptarë te Gjykata e Hagës./Indeksonline/