13:14 / E Premte, 13 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Thaçi shtyn mbledhjen e parë, në Kuvend

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pas kërkesës së shumicës së partive politike, ka ndryshuar datën e thirrjes së mbledhjes së parë të Legjislaturës së Shtatë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, shkruan Indeksonline.

“Duke respektuar kërkesën e shumicës së partive politike që kanë siguruar vende në Kuvendin e Kosovës, me sqarimin se 24 dhjetori lidhet me pushimin për festën e Kërshëndellave, presidenti Thaçi ka vendosur që mbledhjen e parë të Legjislaturës së Shtatë të Kuvendit të Republikës së Kosovës ta thërrasë më 26 dhjetor, në orën 15:00”, thuhet në njoftim./Indeksonline/