22:19 / E Enjte, 13 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Thaçi takohet me ambasadorin Grenell në Munih, tregon se çka biseduan

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sonte në Munih të Gjermanisë është takaur me ambasadorin dhe të Dërguarin e Posaçëm të Presidentit Trump, Richard Grenell.

Thaçi përmes një postimi në Facebook ka treguar se në këtë takim është folur për marrëveshjet e deritashme dhe hapat e ardhshëm drejt marrëveshjes finale për njohje dhe antarësim të Kosovës në OKB, transmeton Indeksonline.

Image may contain: 2 people, people standing, suit and indoor

Për më shumë lexojeni postimin e plotë të presidentit, Hashim Thaçi:

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka marrë dinamikë të re falë angazhimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe emërimit të ambasadorit Richard Grenell, si i Dërguar i Posaçëm i Presidentit Trump për këtë proces.

Në takimin e sotëm në Munih, me ambasadorin Grenell diskutuam për marrëveshjet e deritashme dhe për hapat e ardhshëm drejt marrëveshjes finale për njohje dhe anëtarësim të Kosovës në OKB.

Kosova është me fat që e ka këtë vëmendje të SHBA-së, prandaj është jetike t’i ndërmarrim të gjithë hapat e nevojshëm për arritjen e marrëveshjes finale dhe përmbylljen e dialogut. HTH

Image may contain: 2 people, people standing, suit and indoor