13:11 / E Martë, 29 Tetor 2019 / indeksADMonline

Thaçi takon Dakën, flasin për procesin e certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar sot kryetaren e KQZ-së, Valdete Daka, me të cilën ka biseduar për procesin e certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve, që t’i hapet rrugë konstituimit të Kuvendit të Kosovës dhe formimit të Qeverisë së re të Kosovës.

Kryetarja Daka e ka njoftuar presidentin Thaçi për hapat për përmbylljen e procesit të numërimit të votave dhe certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të përgjithshme të mbajtura në fillim të këtij muaji.

Presidenti Thaçi ka vlerësuar kryetaren Daka për punën, integritetin dhe profesionalizmin e KQZ-së në menaxhimin e procesit të përgjithshëm elektoral.