20:39 / E Martë, 21 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Thaçi takon Payette, flasim për bashkëpunimin Kosovë-Kanada

Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi po qëndron në një vizitë zyrtare në Kanada. Ai gjatë ditës ka takuar Guvernatoren e Përgjithshme të Kanadasë, kreun e shtetit dhe homologen  e tij Julie Payette.

“Pata kënaqësinë të takoj Guvernatoren e Përgjithshme të Kanadasë, kreun e shtetit dhe homologen time, të nderuaren Julie Payette, me të cilën bisedova për thellimin e bashkëpunimit në mes Kosovës dhe Kanadasë”, ka thënë Thaçi.

Ai thotë se jemi mirënjohës për përkrahjen që Kanadaja i ka dhënë Kosovës për të tejkaluar luftën dhe për të ndërtuar paqen në Kosovë dhe në rajon.

“Paqja, dialogu, bashkëjetesa janë vlerat, parimet, aspiratat që ndajmë Kanadaja dhe ne”, ka deklaruar presidenti.