12:05 / E Enjte, 29 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Thaçi takon senatoren Ernst, flasin për FSK-në dhe dialogun

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po vazhdon të qëndroj për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku po zhvillon takime me personalitete të shumta.

Në një postim në Facebook, Thaçi ka njoftuar se sot është takuar me senatoren Joni Ernst, transmeton Indeksonline.

Më poshtë postimi i plotë:

Me senatoren Joni Ernst, miken time dhe të Kosovës, biseduam për bashkëpunimin dypalësh, për transformimin e Forcës së Sigurisë dhe për domosdoshmërinë e arritjes së një marrëveshjeje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Senatorja Joni Ernst është nga shteti i Ioëas dhe bashkëpunimi ndërmjet shteteve tona e dëshmon më së miri lidhjen e fortë mes dy popujve tanë. HTH