16:28 / E Hënë, 01 Qershor 2020 / indeksADMonline

Thaçi: Tani është koha për formimin e një qeveri efektive, e jo viktimë të së kaluarës

Presidenti i vendit Hashim Thaçi në një konferencë për medie, ka thënë se pas finalizimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me dekretin e tij, për  t’i dhënë LDK-së mundësinë  që të formoj qeverinë e re, ka dëshmuar se institucionet e vendit, funksionojnë të pavarura.

Thaçi tutje ka thënë se nga sot për vendin do të nis një kapitull i ri i stabilizimit.

“Kam qenë i kujdesshëm që në çdo hap që kam ndërmarr të jetë në përputhje me kushtetutën. Për mua mbi të gjitha është e rëndësishme që të funksionoj ky rend. Tani pres që sa më parë të themelohet qeveria e re, pasi që rrethanat kërkojnë një qeveri funksionale dhe efektive, e jo viktimë të së kallurës”, ka thënë Thaçi.

Ai ka ftuar partitë politike dhe të nominuarin për kryeministër që të ecin përpara. Tani siç ka thënë Thaçi është koha të përqendrohemi në atë që është kryesorja për qytetarët e Kosovës, të sigurojmë zhvillim dhe prosperitet.