10:46 / E Premte, 29 Maj 2020 / indeksADMonline

Thaçi: Të formohet sa më shpejtë Qeveria e re – të respektohet vendimi i Gjykatës

Një ditë pasi Gjykata Kushtetuese vendosi se dekreti i presidentit për ta mandatuar Avdullah Hotin nga Lidhja Demokratike e Kosovës për postin e kryeministrit, është në përputhje me Kushtetutën, Presidenti Hashim Thaçi, ka thënë se sot është një ditë e rëndësishme për vendin.

Thaçi tha se sa më parë të formohet Qeveria e Re pasi vendit i duhet një qeveri funksionale.

Tutje, presidenti Thaçi i ftoj të gjitha institucionet dhe partitë politike të zbajtojnë të gjitha vendiminet e Gjykatës Kushtetuese, transmeton IndeksOnline.

“Si president i vendit e mirëpres vendimin e Gjykatës Kushtetuese që i hap rrugë formimit të qeverisë së Kosovës.

Kam qenë i kujdesshëm që çdo hap që e kam marrë të jetë në përputhje të Kushtetutës. Më e rëndësishmja është që Kushtetuesja e konstatoi që parlamenti është organi më i lartë në Kosovë .

Më e rëndësishmja është së Kuvendi u dëshmua se është institucioni më i lartë në vend.

Tani duhet që sa më parë të themelohet Qeveria e Re pasi rrethanat kërkojnë qeveri funksionale dhe efikase prandaj u bëj thirrje të gjitha institucioneve e partive politike të zbatojnë të gjitha vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

I ftoj liderët institucional dhe partiak të punojmë së bashku që të kemi një tranzicion të rregullt demokratik.

Të përqendrohemi në atë që është më kryesorja për qytetarët të përqendrohemi në tejkalimin me sukses të pandemisë së Covid-19 dhe të rimëkëmbijen e ekonomisë.

Ftoj BE dhe shtetet anëtare të tij të marrin sa më parë vendimin e merituar për liberalizimin e vizave”, tha ai./IndeksOnline/