75 Mall Live Search
20:31 / E Enjte, 09 Prill 2026 / B XH

“Thaçi të lirohet para aktgjykimit me shkrim” (VIDEO)

Mbrojtja e Hashim Thaçit vlerëson se afati prej 60 ditësh për aktgjykim është standard dhe se 19 maji duhet të jetë data e fundit për vendim mbi lirimin e tij.

Avokati Luka Misetiq kërkon që, nëse gjyqtarët vendosin për lirim, ai të bëhet pa pritur afatet formale, duke u bazuar në praktika ndërkombëtare, raporton Klan Kosova.

Ai përmend raste si Zlatko Aleksovski dhe Jean-Pierre Bemba për të mbështetur këtë qasje.

Sipas tij, liria e Thaçit duhet të trajtohet me prioritet dhe të zbatohet menjëherë.

Për detaje, ndiqeni kronikën: